Autoritetet e Tajvanit kanë thënë se një satelit kinez ka fluturuar mbi hapësirën ajrore të Tajvanit jugor. BBC-ja ka raportuar të martën se përdoruesit e telefonave celularë në tërë Tajvanin morën “një lajmërim për sulm ajror” duke i paralajmëruar që “të jentë vetëdijshëm për sigurinë e tyre”.
Alarm i Mbrojtjes Ajrore – Kina lëshoi një satelit në orën 15:04 dhe ka fluturuar mbi Kinën Jugore. Ju lutem kushtojini vëmendje sigurisë. Nëse gjendet një objekt i panjohur, njoftoni zjarrfikësit për t’u marrë me të.
Sateliti u lëshua nga qendra e lëshimit satelitor Xichang në provincën Sichuan të Kinës. Transmetuesi kinez CCTV konfirmoi se një satelit i quajtur Sonda Einstein ishte lëshuar nga qendra.
Ai ka shtuar se misioni i nisjes ishte “një sukses i plotë”. Mediat kineze kanë deklaruar se sateliti do të vëzhgojë fenomene kalimtare e misterioze në univers, “me synim për të zbuluar aspekte pak të njohura për kozmosin”.
Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Josep Wu, ka thënë se lëshimi i satelitit afër zgjedhjeve është aktivitet “i paqartë”. Tajvani ka shtuar se po ndjek trajektoren e satelitit për të “paralajmëruar për t’u përgjigjur në mënyrën e duhur”.
Incidenti ka ndodhur disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative në Tajvan, që njohësit kanë thënë se do të formësojnë trajektoren e lidhjeve mes Pekinit dhe