“Alarmohet” Inter, Real Madrid hedh sytë nga “themeli” zikaltër

schedule18:43 - 19 Prill, 2024

schedule 18:43 - 19 Prill, 2024

Inter do të duhet t’i kushtojë vëmendje sirenave që vijnë nga spanja, ku Real Madrid duket se ka vënë nën shënjestër Alessandro Bastoni.

Mbrojtësi titullar i zikaltërve pëlqehet shumë nga Ancelotti, i cili do të donte ta kishte në skuadër për të përforcuar mbrojtjen e tij.
Bastoni ka qenë për një kohë të gjatë një nga lojtarët kyç të Interit, me një paraqitje fantastike me fanellën zikaltër.

Bastoni është një mbrojtës qendror krahu, por me shumë karakteristika të veçanta, si shpejtësi, saktësi, teknikë dhe vizion./h.ll/abcnews.al