Në një kohe që gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e disa neneve të saj, kryeministri Edi Rama i është bashkuar shqetësimit të shqiptarëve përtej kufirit.
Sipas kreut të qeverisë, kjo cështje nuk duhet ti përkasë gjykatës kushtetuese apo edhe partive politike.
“Unë mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve, nuk është një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike.
në mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve, nuk është një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen një herë në katër vjet dhe herë janë në një anë herë janë në anën tjetër, herë kanë shumë gjëra në dorë”
Duke iu referuar fjalëve të politikanit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Arbën xhaferri, në një aktivitet kushtuar veprës së tij, kreu i qeverisë tha se ky labirint juridik duhet ti përkasë të shkuarës.
“Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë por edhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtet formues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe, në sensin e integrimit, në këtë rast dy popujve shtet formues të Maqedonisë së Veriut në sistemin e vlerave perëndimore, politike, etike dhe kulturore dhe kjo është një gjë shumë e madhe për tu futur në labirinthet juridike të cilat tanimë i përkasin të kaluarës.
Te merkuren Gjykata Kushtetuese e MAqedonisë së Veriut do të shqyrtojë ligjin për përdorimin e gjuhëve, ku edhe pse ligji ishte pjesee e marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, zbatimi i tij vijon të shkaktojë ende polemika edhe pas 2 dekatash./abcnews.al