Alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës alarmon Zyrihun, ushtria zvicerane aktivizon dy avionë luftarakë

schedule07:55 - 17 Qershor, 2022

schedule 07:55 - 17 Qershor, 2022

Alarmet e rreme për bomba në Prishtinë, kanë pasur efekt edhe në Helvetik të Zvicrës. Ushtria e Zvicrës aktivizoi dy avionë luftarakë për të shoqëruar avionin e udhëtarëve që ishte nisur nga Prishtina.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ka pasur alarme të shumta për vendosjen e mjeteve shpërthyese në objekte shkollore. Një alarm i tillë ishte edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të  Prishtinës.

Si pasojë e këtyre alarmeve, efekte pati edhe shteti zviceran për shkak se në kohën e alarmit në Aeroportin e Prishtinës, një avion ishte duke fluturuar drejt Zyrihut.

Autoritetet zvicerane të sigurisë me të marrë njoftimin, kanë aktivizuar dy avionë luftarakë të tipit F/A-18.

Avionët luftarakë që janë ngritur me urgjencë për të shoqëruar atë të udhëtarëve të linjës Prishtinë-Zyrih, kanë shkaktuar shqetësime të mëdha të zviceranëve.

Mediat vendase kanë raportuar dy zhurma të mëdha supersonike, ndërsa kanë parë dy avionët luftarakë në një distancë jo të largët nga njëri-tjetri.

Ushtria kishte marrë alarmin rreth orës 18:50, ndërsa avionët kishin shoqëruar avionin e udhëtarëve i cili arriti të aterronte pa probleme në Aeroportin Kloten të Zyrihut pas orës 20:00.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!