Alarmi për bombë, kush është personi që telefonoi gjykatësin

schedule19:34 - 15 Tetor, 2019

schedule 19:34 - 15 Tetor, 2019

Identifikohet dhe procedohet, autori i telefonatës së rreme të kryer sot tek organet e rendit, sipas të cilës, në mjetin e një gjyqtari ishte vendosur lëndë plasëse.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 15.10.2019, referuan materialet shtesë pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në ngarkim të shtetasit:

Neim Behari, 34 vjeç, banues në Lapardha, Berat (i cili aktualisht vuan dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja”).

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, kishte telefonuar Policinë nga ambientet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit M.K, ishte vendosur lëndë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!