Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarmi në Itali, 6 të prekur nga koronavirusi

schedule13:38 - 21 Shkurt, 2020

schedule 13:38 - 21 Shkurt, 2020

Italia ka konfirmuar gjashtë raste me të infektuar me koronavirus. Të infektuarit ndodhen në zonën e Lombardisë.

Një 38-vjeçar nga Lodigiano u testua pozitiv dhe u shtrua në spital në kushte të rënda në kujdesin intensiv. 38-vjeçari nuk ishte në Azi së fundmi, por ka darkuar në fillim të shkurtit me një mik që ishte kthyer nga Kina, i cili tani ndodhet në një dhomë i karantinuar në spitalin Sacco në Milano.

Gruaja e 38-vjeçarit dhe 3 persona të tjerë u infektuan gjithashtu.  Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë dha ​​një urdhër të detyrueshëm izolimi në karantinë për ata që ranë në kontakt me personat e infektuar. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!