Alarmi i vulës/ Gjekmarkaj letër gjykatës. PL: Çadër Berishës? Akoma nuk ka vendim

schedule15:11 - 27 Mars, 2024

schedule 15:11 - 27 Mars, 2024

Demokratët e të gjitha grupeve kanë drejtuar vëmendjen ndaj Gjykatës së Apelit, në pritje që të ndaj sa më shpejtë fatin e vulës së PD-së.

Tashmë qe edhe Gjykata e Lartë dorëzoi letrat e saj tek Apeli, demokratët i drejtohen asaj që të marrë në shqyrtim çështjen sa më parë, sikundër ishte kjo letër zyrtare e nënkryetarit të Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj këtë të mërkurë.

“Gjykatat kanë detyrën e shenjtë e të vështirë të japin drejtësi. Me këtë vetëdije PD ka votuar Reformën në Drejtësi dhe ka mbështetur drejtësinë e re.

“Drejtësia nuk mundet e nuk duhet të sillet si palë politike”, tha ai.

Letrën ai e ka drejtuar në postin e nënkryetarit të Kuvendit, ndërsa trupës së gjyqtarëve u thotë:

“Asnjëri prej jush nuk mund e duhet të jetë kaq guximtar sa ti dëmtojë interesat madhore të Shqipërisë, popullit të saj dhe demokracisë, duke zvarritur një çështje që ka interes madhor publik”.

Në kushtet aktuale, Berisha me grupin që iu bashkua, Bardhi me 16 deputetët, mes tyre dhe Gjekmarkaj, kanë selinë por jo vulën. Në dy palë zgjedhje të shkuara, Sali Berisha e ka gjetur zgjidhjen tek logoja e Ilir Metës, por a do të jetë ai i gatshëm të jetë strehë edhe për zgjedhjet parlamentare? Nënkryetari i PL-së, Endrit Braimllari nuk preferon të jap përgjigje të qartë për këtë çështje.

“S’kemi ende vendim”, ka thënë ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!