Në Afrikë janë më shumë se 1.9 milion fëmijë të cilët janë detyruar të braktisin shkollën. Të dhënat janë publikuar nga raporti i fundit i UNICEF, me anë të të cilit jepet alarmi për situatën në vend.
Sipas raportit të ri të UNICEF “Arsimi në rrezik në Afrikën perëndimore dhe qendrore”, më shumë se 1.9 milion fëmijë janë të detyruar të braktisin shkollën për shkak të numrit në rritje të sulmeve si dhe të rrezikut të dhunës në të gjithë rajonin. Në qershor të këtij viti rreth 9.272 janë mbyllur në Burkina Faso, Kamerun, Çad, Republikën qendrore afrikane, republikën demokratike të Kongos, Mali dhe Nigeri.
Raporti paralajmëron se sulmet e qëllimshme kundër shkollave, studentëve dhe mësuesve po përfshijnë gjithë vendin duke i mohuar fëmijëve të drejtën për të mësuar.
Pasiguria e përhapur në veriperëndim dhe në jugperëndim të Kamerun ka lënë më shumë se 4400 shkolla të mbyllura me forcë në ato zona të vendit. Më shumë se 2 mijë shkolla kanë mbyllur në Burkina Faso dhe më shumë se 900 në Mali, për shkak të përshkallëzimit të dhunës në këto dy vende.
Fëmijët që jetojnë në zonat e konfliktit të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore përfaqësojnë 1 fëmijë në katër në të gjithë botën që kanë nevojë për mbështetje humanitare, përfshirë dhe arsimimin. Por pavarësisht këtyre të dhënave në 12 gusht është regjistruar një defiçit fondesh prej 72 për qind për të përmirësuar programet në mbështetje të këtyre fëmijëve. /ABC News Albania 24/7