Alarmi i UNICEF dhe OBSH: Një në 3 persona nuk pijnë ujë të sigurtë

schedule12:35 - 18 Qershor, 2019

schedule 12:35 - 18 Qershor, 2019

Sipas raportit më të fundit të UNICEF dhe organizatës botërore të shëndetësisë, në botë një person në tre nuk furnizohet me ujë të pijshëm të sigurtë. Ndërsa për tre miliard persona nuk është e mundur as të lajnë duart pasi nuk kanë ujë dhe sapun në shtëpi.

Në botë një person në tre nuk ka akses në ujë të pijshëm të sigurt. Alarmi është dhënë nga raporti “Progres në ujë të pijshëm” i përgatitur nga UNICEF dhe organizata botërore e shëndetësisë. Jo vetëm: më shumë se gjysma e botës nuk ka akses në shërbime higjeno shëndetësore të sigurta. Sipas raportit furnizimi i thjeshtë me ujë nuk mjafton pasi nëse nuk është i pastër apo i sigurtë, nuk mund të ndihmohen fëmijët në nivel global.

Po sipas raportit, rreth 2.2 miliard persona në nivel botëror nuk kanë shërbimet e duhura për tu furnizuar me ujë të pijshëm, ndërsa janë 4.2 miliard personat që nuk kanë shërbime të sigurta higjenike. Për tre miliard persona ndër të tjera, nuk është e mundur as larja e duarve pasi nuk kanë ujë dhe sapun.

Sipas UNICEF dhe OBSH nëse vendet do të dështojnë në përpjekjet për të garantuar ujë të sigurt dhe shërbime higjeno-shëndetësore do të vazhdojnë të bashkëjetojnë me sëmundje, që prej kohësh duhej të ishin pjesë e librave të historisë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!