Alarmi i OBSH-së: Mariupol “kërcënohet” nga epidemia e kolerës

schedule20:17 - 17 Maj, 2022

schedule 20:17 - 17 Maj, 2022

Në Mariupol ka rënë alarmi i kolerës.

Shqetësimi u ngrit nga drejtori rajonal i OBSH-së për emergjencat, Dorit Nitsan, i cituar nga agjencia ukrainase UNIAN.

“Ne marrim informacione nga organizata joqeveritare se në Mariupol ujërat e zeza përzihen me ujin e pijshëm. Kjo kërcënon përhapjen e shumë sëmundjeve, veçanërisht kolerës. Ne po përgatitemi për këtë me një fushatë vaksinimi, duke punuar me OJQ që mund të shkojnë atje për të mbështetur njerëzit, “tha Nitsan.

Ndërkohë bisedimet për një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës janë pezulluar.

Zhvendosja e procesit të negociatave në Uashington dhe Londër nuk do të japë rezultate, tha ministri i jashtëm rus Lavrov, ndërsa negociatori ukrainas Podolyak tha se “nuk ka pasur përparim që nga takimi i Stambollit, por çdo luftë përfundon në tryezë./abcnews.al/