Murtaja e bagëtive/ Ndalohet tregtimi i të imëtave në tregun e Milotit

schedule08:55 - 15 Qershor, 2025

schedule 08:55 - 15 Qershor, 2025

Identifikimi i disa vatrave të murtajës te bagëtitë e imta në vend ka detyruar institucionet që të marrin masa duke mos lejuar tregtimin e kafshëve.

Në tregun e Milotit janë ngritur postoblloqe, të cilat nuk kanë lejuar shitjen e bagëtive të imta. Ded Rama drejtuesi i shërbimit  veterinar thotë se janë marrë masa të rrepta jo vetëm në tregun e Milotit, por janë gjurmuar dhe në fshatra tufat e bagëtive me qellim zbulimin dhe parandalimin e kësaj sëmundje.

Ai u bëri thirrje fermerëve të mos tregtojnë bagëti të imta në ambiente të hapura në Milot pasi rrezikojnë të përhapin sëmundje.

Sipas drejtuesit nuk ka asnjë rast te prekjes nga sëmundja e murtajës në Qarkun e Lezhë, ndërsa një aksion i tillë do vijojë dhe në ditët e ardhshme. Sëmundja, e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, por nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!