Alarmi fals për bombë, zbardhet procesi që ka pasur autori i telefonatës me gjyqtarin

schedule09:52 - 16 Tetor, 2019

schedule 09:52 - 16 Tetor, 2019

Ditën e djeshme, autoritetet e Korçës u vunë në alarm pas një njoftimi për bombë në makinën e gjyqtarit Markeljan Kuqo. Pas kontrolleve rezultoi se alarmi ishte fals dhe ishte kryer nga 34-vjeçari, Neim Behari, i cili vuan një dënim për grabitje në burgun e Drenovës.

Abc Neës ka mësuar se Neim Behari ka pasur një proces gjyqësor me gjyqtarin Markeljan Kuqo, me objekt “ndryshimi i llojit të regjimit të sigurisë së burgut”.

Behari për shkak të llojit të krimit që ka kryer vuan dënimin në regjimin  e sigurisë së lartë të burgut të Drenovës dhe në padi ka kërkuar të kalojë në regjimin  e sigurisë së zakonshme.

Deri tani janë zhvilluar tre seanca gjyqësore ku e fundit  është mbajtur në datën 9 tetor dhe gjyqtari Markeljan Kuqo ende nuk ka konkluduar me vendim për kërkesën e të dënuarit për grabitje./abcnews.al