Alarmi fals për bombë në një qendër tregtare në Shkup, policia arreston dy 19 vjeçarë

schedule18:52 - 29 Janar, 2020

schedule 18:52 - 29 Janar, 2020

Një alarm për bombë në një qendër tregtare në Shkup rezultoi fals. Policia njoftoi se ka arrestuar dy 19 vjeçare për përhapjen e këtij alarmi.

Në oret e drekës qendra tregtare u boshatis nga blerësit dhe punonjësit e saj, menjëherë sapo policia mori njoftimin për vendosjen e një bombe. Në panik, të gjithë njerëzit dolën jashtë, ndërsa qendra tregtare u rrethua nga njësia Antiterrorizëm, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.

Pas kontrolleve të nevojshme, alarmi për bombë rezultoi fals./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!