Alarmi: Çdo minutë 5 fëmijë në botë humbasin jetën

schedule23:37 - 15 Tetor, 2018

schedule 23:37 - 15 Tetor, 2018

Çdo minutë pesë fëmijë në botë, nën moshën 5 vjeçare, humbasin jetën si pasojë e kequshqyerjes. Alarmi është dhënë nga organizata jo qeveritare “Save the Children”.

Çdo ditë, në botë, 7 mijë fëmijë nën moshën pesë vjeç humbasin jetën për shkak të keq ushqyerjes, pra pesë fëmijë në pesë minuta. Të dhënat alarmuese janë pjesë një raporti të “Save the Children”, që ka nisur dhe një fushatë globale me titullin: deri në fëmijën e fudit. Objektivi është mbrojtja e minorenëve që në vendet e prekura nga varfëria dhe thatësira, apo dhe nga konfliktet, vuajnë nga uria, kequshqyerja dhe mungesa e ujit të pijshëm. Por dhe nga pamundësia për tu mjekuar.

Fushata synon që të mbrojë nga vdekja fëmijët të cilët ndërrojnë jetë dhe për sëmundje që mund të kurohen apo parandalohen shumë lehtë. Aktualisht në botë, sipas këtij raporti, më shumë se 50 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç vuajnë nga uria dhe pasojat e kequshqyerjes. Ndërsa një minoren në katër, që do të thotë 151 milionë fëmijë është i kequshqyer kronik dhe rrezikon sëmundje të ndryshme të rënda.

Por numri i personave që vuajnë nga kequshqyerja është rritur në botë duke kaluar nga 804 milionë në 2016-n, në 821 milionë në 2017-n, 1 person në 9 në botë. Konfliktet, tragjeditë natyrore si pasojë e ndryshimeve klimaterike dhe varfëria, janë tre arsyet kryesore për kequshqyerjen tek minorenët. Në zonat e konfliktit si në Jemen, Siri dhe republika demokratike e Kongos,më shumë se 500 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç, mund të humbasin jetën si pasojë e kequshqyerjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!