Siç e kemi përsëritur disa herë, Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të futbollit, me”Të Kaltërit” e teknikut, Luciano Spalletti, që kanë kryer edhe seancën e parë stërvitore në tokën gjermane, saktësisht në Iserlohn, ku edhe do të qëndrojnë gjatë gjithë kompeticionit.
Seanca ka qenë e hapur dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm italianësh, të cilët në fund kanë bashkëbiseduar edhe me trajnerin Spalletti, me këtë të fundit që nuk ka ngurruar të evidentojë rëndësinë e mbështetjes që vjen nga tribuna.
Mirëpo, teksa kanë mbetur kur kanë mbetur edhe katër ditë nga përballja me “Legjionarët” tanë, Spalletti nuk mund të qëndrojë plotësisht i qetë, pasi mesfusha është reparti që ia prish jo pak humorin, me tre “yjet”, Nicolo Barella, Nicolo Fagioli dhe Davide Frattesi, që kanë shfaqur probleme fizik. /i.m /abcnews.al