Skënderbeu në hall para ndeshjes kundër Egnatias, ditën e shtunë. Trajneri Migen Memelli ndaj Partizanit nuk kishte për arsye dëmtimesh katër futbollistë.
Jorgo Meksi, Leonardo Vitija, Agnaldo Moraes dhe Jurgen Vrapi nuk ishin nën urdhrat e trajnerit të Skënderbeut. Për ndeshjen tjetër shtohen mungesat.
Jean Victor dhe Leard Sadriu kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe janë mungesa të sigurta për të shtunën.
Ndërkohë që rrezikon edhe Vangjel Zguro, i cili u dëmtua në kavilje ndeshjen e shkuar ndaj Partizanit. / abcnews.al

