UEFA ka regjistruar dy ndeshje të Ligës së Konferencës që dyshohet se janë manipuluar për shkak të basteve të çuditshme ka zbuluar Athletic.
Njëra ishte fitorja e skuadrës armene, Alashkert, në ndeshjen e dytë 6-1 ndaj Arsenal Tivat të Malit të Zi, e cila i kaloi ata me rezultatin e përgjithshëm 7-2. Tjetra ishte fitorja 4-1 e ekipit letonezëve të RFS ndaj Makedonija GP, ekip nga Maqedonia e Veriut, një tjetër ndeshje e dytë, e cila i kaloi ata me rezultatin 5-1 në total.
Vihet re se Alashkert dhe RFS më pas u eliminuan në raundin e dytë kualifikues. /G.D abcnews.al/