Dhjetëra mijëra njerëz në Hong Kong, Shenzhen dhe qytete të tjera të mëdha në Kinën jugore u mbyllën në shtëpitë e tyre sot në pritje të “super tajfunit” Shaola, për të cilin ekspertët kanë frikë se mund të jetë më i fuqishmi që do të godasë rajonin në dekada.
Të paktën 880,000 njerëz u zhvendosën në dy rajone fqinje, qindra fluturime u anuluan dhe fillimi i vitit shkollor u shty në Hong Kong, ku erërat tashmë kanë shkulur shumë pemë në rrugët e shkreta.
“Saola mund të shndërrohet në tajfunin më të fortë që godet deltën e lumit Chu (‘Lumi Perla’) që nga viti 1949,” tha Qendra Kombëtare Meteorologjike në platformën e mediave sociale Weibo. Ky rajon përfshin shumë qytete të mëdha, si Hong Kongu, Kantoni, Shenzhen dhe Macau.
Në Hong Kong, i cili ka të ngjarë të goditet më rëndë, autoritetet ngritën nivelin e alarmit në T10, më i larti, i cili ka ndodhur vetëm 16 herë që nga Lufta e Dytë Botërore. Pritet që erërat të forcohen dhe të arrijnë shpejtësinë 118 kilometra në orë, me erëra që mund të kalojnë 220 kilometra në orë.
“Mos dilni jashtë, mos iu afroni dritareve dhe dyerve të jashtme. Sigurohuni që të strehoheni”, paralajmëroi shërbimi i motit.
Rreth orës 18:00 (me orën lokale) tajfuni ishte 30 kilometra në jugperëndim të qytetit.
Rrugët e Hong Kongut ishin të shkreta sot, me përjashtim të disa banorëve që po bënin pazar në minutën e fundit.
Në vitrinat e dyqaneve dhe në xhamat e shtëpive u vendosën shirita të posaçëm që të mos thyheshin. Thasat e rërës bllokuan hyrjet në ndërtesat e zyrave pranë portit Victoria për të mbajtur ujin jashtë.
Më shumë se 300 fluturime u anuluan sot në aeroportin e Hong Kongut dhe Bursa njoftoi se po pezullonte seancën e saj për arsye sigurie.
Në provincën Guangdong të Kinës kontinentale, 780,000 njerëz u evakuuan nga zonat me rrezik të lartë dhe të gjitha shërbimet e trenave u anuluan deri në mbrëmjen e së shtunës. Rreth 100,000 njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre në provincën Fujian.
Në Shenzhen, një nga qendrat kryesore ekonomike të Kinës me një popullsi prej 17.7 milionë banorësh, të gjitha zyrat dhe dyqanet u mbyllën ndërsa autoritetet hapën strehimore për banorët. Transporti publik ka dalë jashtë funksionit dhe trenat për në dhe nga Kantoni u pezulluan gjithashtu deri të shtunën pasdite.
?? | ÚLTIMA HORA: Hong Kong decretó “alerta máxima” por el supertifón Saola que amenaza al sur de China. pic.twitter.com/PKgN7GwXrn
— Alerta Mundial (@AlertaMundial2) September 1, 2023
Storm surge starting to roll in the coastal areas of Hong Kong as violent typhoon #Saola approaches.
?: Explore HKhttps://t.co/fem1gBbcJ5#China #tropics pic.twitter.com/KBKxLiHrWL
— StormHQ ☈ (@StormHQwx) September 1, 2023