Alarm për sulmin te Juventusi: Dëmtohet edhe një lojtar, Pirlo në vështirësi

schedule13:51 - 14 Tetor, 2020

schedule 13:51 - 14 Tetor, 2020

Shtohen problemet për Andrea Pirlon. Trajneri i Juventusit do të ketë disa mungesa për ndeshjen kundër Crotones këtë të shtunë, sidomos në repartin e sulmit. I fundit që është dëmtuar është mesfushori Aaron Ramsey, i cili është braktisur grumbullimin me Uellsin.

“Gjendja e tij do të shikohet nga dita në ditë. Pas testeve të kryera ditën e sotme u verifikua se Ramsey nuk ka dëmtim muskular”, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit torinez. Megjithatë ai sërish është në pikëpyetje për sfidën e fundjavës.

 

Një mungesë tjetër për bardhezinjtë është edhe Cristiano Ronaldo. Portugezi rezultoi ditën e djeshme pozitiv me Covid-19 dhe tashmë është në izolim. Gjithashtu edhe Paulo Dybala është i dëmtuar dhe ende nuk dihet nëse do të jetë gati për Crotonen.

Ndërkohë pjesa tjetër e grupit ka vazhduar normalisht stërvitjen dhe nesër priten që t’i bashkohen grupit dhe pjesa tjetër e lojtarëve, të cilët janë ende me kombëtaret e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!