Alarm për legjendën e Brazilit, Romario dërgohet me urgjencë në spital

schedule10:09 - 15 Korrik, 2023

schedule 10:09 - 15 Korrik, 2023

Romario, legjenda e futbollit brazilian, është dërguar me urgjencë në një spital në Rio de Zhaneiro pasi pati një infeksion të zorrëve. Gjendja shëndetësore e ish-sulmuesit, i cili u kurorëzua kampion bote me kombëtaren braziliane në vitin 1994 dhe senatori aktual i Brazilit, është tashmë stabile.

57-vjeçari Romario u shtrua në spitalin “Barra d’Or” pas shqetësimeve dhe dhimbjeve dhe u diagnostikua me një infeksion të zorrëve. Braziliani, i cili ndër të tjera gjatë karrierës së tij luajti për Barcelonën, Valencia, PSV, Vasco da Gama, Flamengo dhe Fluminense, është trajtuar për infeksion dhe është në një gjendje të qëndrueshme, por ende nuk dihet se kur do të jetë e mundur të lërë spitalin.

Romario iu nënshtrua një operacioni urgjent në vitin 2021 për t’i hequr fshikëzën e tëmthit. Ai filloi karrierën e tij politike në vitin 2010, kur u zgjodh përfaqësues federal. Në vitin 2014 ai u zgjodh senator nga Rio de Zhaneiro dhe në vitin 2022 u rizgjodh për një mandat të ri tetëvjeçar në senat.

Gjatë karrierës së tij futbollistike, Romario, i cili është golashenuesi i katërt më i mirë në historinë e kombëtares braziliane me 55 gola, fitoi gjithashtu medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Seulit 1988, si dhe titujt e Copa America në 1989 dhe 1997, si edhe Kupën e Konfederatave në 1997./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!