Një alarm për bombë në stacionin e metrosë në Larisa dhe në dy hotele ka alarmuar autoritetet greke. Mediat greke raportojnë se policia ka evakuuar të gjithë personat stacionin e Larisës, si dhe dy në dy hotelet Metaxourgeio dhe Agios Panteleimonas pas telefonatës anonime rreth orës 08:40.
Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në rrugën anësore Th. Diligianni, në rrugën Odysseos nga Kolonou deri në kryqëzimin me Diligianni dhe në Michail Voda. Kujtojmë që alarmi për bombë vjen pak javë pas tragjedisë hekurudhore me dhjetëra viktima, mes tyre edhe shqiptarë./abcnews.al