Alarm për bombë, evakuohet spitali në Moskë

schedule12:47 - 25 Mars, 2024

schedule 12:47 - 25 Mars, 2024

Rreth 700 persona janë evakuuar nga spitali ku po trajtohen të plagosurit e sulmit terrorist në Crocus City Hall, pas një kërcënimi me bombë. Sipas informacioneve, një letër për një shpërthim është dërguar me potë në Qendrën Kombëtare Mjeko-Kirurgjike Pirogov.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për mjete shpërthyese të improvizuara nga fosfori, të cilat dyshohet se janë vendosur në katër çanta shpine në disa kate të spitalit.

137 persona janë vrarë në sulmin terrorist të së premtes në Moskë, ndërsa janë arrestuar 11 persona.

4 prej autorëve të identifikuar do të qëndrojnë në paraburgim deri më 22 maj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!