Alarm për bomba, evakuohen disa shkolla dhe Kuvendi në Mal të Zi

schedule12:39 - 8 Qershor, 2023

schedule 12:39 - 8 Qershor, 2023

Një alarm, për bombë është përhapur në disa shkolla në ndërtesën e Parlamentit të Malit të Zi. Mediat vendase shkruajnë se pas alarmit të përhapur është bërë i mundur evakuimi i shkollave dhe i ndërtesës dhe po vijojnë kontrollet në lidhje me alarmin.

Kuvendi përmes një deklarate për mediat ka njoftuar se punëtorët nuk do të kthehen sot në punë dhe se janë boshatisur të gjitha dhomat e mbledhjes, jo vetëm ajo qendrore.

Gjithashtu janë evakuuar shkollat ​​në Podgoricë, Tivar, Nikshiç, Bijelo Polje, Kolashin, Mojkovac, Danilovgrad dhe Tivat.

Prindërit e fëmijëve që vijojnë shkollat ​​fillore “Sutjeska” dhe “Branko Bozovic” në Podgoricë ftohen të marrin fëmijët e tyre, si dhe në shkollat ​​”Pavle Rovinski”, “Maksim Gorki” dhe në shumë të tjera.

Mësimi u ndërpre edhe në shkollën fillore Është ndërprerë mësimi edhe në shkollën fillore “Sutjeska” .

Mediat vendase shkruajnë se, informacioni për eksplozivët e vendosur ka mbërritur edhe në adresat e disa shkollave në Bijelo Polje. Fëmijët nga disa shkolla të Nikshiçit gjithashtu u kthyen në shtëpi pas ndërprerjes së mësimit.

Në territorin e Komunës së Beranës, gjashtë shkolla fillore dhe tri të mesme kanë marrë raportime për vendosjen e mjetit shpërthyes në adresat zyrtare të emailit.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet arsimore pezulluan mësimin e rregullt dhe vendosën mësimin online në institucionet arsimore, pasi një email kërcënues për bomba të vendosura, të cilat rezultuan të jenë false, mbërriti në emailet e 93 shkollave malazeze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!