Alarm nga koronavirusi në Malin e Zi, 8 të vdekur dhe 354 të infektuar brenda 24 orëve

schedule19:45 - 29 Tetor, 2020

schedule 19:45 - 29 Tetor, 2020

Situata nga koronavirusi është e rënduar në të gjithë rajonin e Ballkanit. Përpos shifrave të larta në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, edhe në Malin e Zi ka rritje të numrit të infektimeve. Tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 354 raste të reja me koronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 937 testime. Më shumë raste janë regjistruar në Podgoricë, 170 të infektuar, ndërsa në Ulqin 27 raste të reja. 3729 raste aktive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 242 pacientë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!