Italia është në alarm për përhapjen e koronavirusit, ka shkuar në 16 numri i të infektuarve në rajonin e Lombardi e Veneto. Mediat vendase raportojnë se për shkak të përhapjes së virusit janë mbyllur 11 shkolla në këto zona. Autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave në 10 komuna në Lombardi e në një komunë në Veneto.
Sipas mediave italiane një 77 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës ne spitalin e Venetos.
Ndërkohë një tjetër rast i infeksionit me koronavirus është regjistruar në Veneto. Një 67-vjeçar nga Dolo, është shtruar në spital në kujdesin intensiv në Padova.
Mediat italiane shkruajnë se 67-vjeçari ishte në fillim në dhomën e urgjencës në Mirano, në Venecia dhe pas përkeqësimit u transferua në Padova.