Alarm në zonat e përmbytura në Gjermani, qytetarët ia mbathin, por kërcënohen nga një tjetër “armik”

schedule19:39 - 15 Korrik, 2021

schedule 19:39 - 15 Korrik, 2021

Teksa qytetarët po luftojnë për jetën e tyre pas përmbytjeve në Gjermani, sendet e tyre personale po i përpijnë plaçkitësit.

Mediat bëjnë me dije se ata kanë shfrytëzuar situatën duke hyrë në ambiente të braktisura nga njerëzit e larguar nga frika e përmbytjeve.

Një 45-vjeçar i cili shet veshje grash i tha gazetës gjermane Bild se rrobat e tij me vlerë 1000 euro u vodhën nga disa persona duke kërkuar ndihmë nga policia.

Oficerët patrulluan në disa qytete përgjatë pasdites pasi në tre raste dëshmitarët raportuan se kishin parë njerëz në dyqanet e përmbytura. Një i dyshuar u arrestua brenda një argjendarie. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!