Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Uashington ku një person i armatosur ka hapur zjarr në një mini market ku nga të shtënat kanë mbetur të vrarë tre persona.
Sipas informacioneve nga policia lokale, autori është identifikuar dhe është 21-vjeçari Jared Haddock.
Autoritetet, të cilat kanë publikuar një foto të sulmuesit, e cilësojnë atë si të rrezikshëm. 21-vjeçari ende nuk është arrestuar, ndërsa policia po vijon kërkimet.
Dy viktima u qëlluan brenda dyqanit, ndërsa një i tretë u qëllua jashtë.
I dyshuari më pas vrapoi nëpër rrugë në një pikë karburanti ku qëlloi një person tjetër brenda një makine, duke e detyruar atë në sediljen e pasagjerit përpara se të largohej.
Ende nuk dihet gjendja e personit të plagosur nga të shtënat.
BREAKING NEWS- UPDATE FROM CHIEF MURRAY
Please see YPD Facebook link below https://t.co/IUi2wDUFYS
— Yakima P.D. (@yakimapolice) January 24, 2023
Ky është incidenti i tretë i madh me të shtëna në një javë në SHBA, pasi një klub nate në Luiziana.
u qëllua 48 orë më parë.si pasojë e të cilit mbetën të plagosur 12 persona ndërsa pak ditë më parë humbën jetën 10 persona nga të shtënat në një studio kërcimi në Los Angeles./abcnews.al/