Alarm në SHBA/ Një i vdekur dhe 26 të plagosur nga të shtënat me armë në Ohio

schedule14:37 - 2 Qershor, 2024

schedule 14:37 - 2 Qershor, 2024

Ohio është tronditur, si pasojë e të shtënave me armë, ku 26 persona mbetën të plagosur dhe një tjetër humbi jetën. Të shtënat thuhet se kanë ndodhur pas mesnate pranë Kelly Avenue dhe 8th Avenue.

Sipas informacioneve, një 27 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitale. Ende nuk dihet arsyeja e ngjarjes tragjike, ndërsa polica ka nisur menjëherë hetimet.

Kujtojmë se deri më tani ka pasur më shumë se 50 incidente masive të të shtënave në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!