Alarm në Beograd: Po krijohet “Shqipëria e Madhe”, vetëm serbët mund të ndalojnë

schedule20:08 - 2 Tetor, 2020

schedule 20:08 - 2 Tetor, 2020

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin u shpreh sot se Edi Rama me deklaratat  se “porti i Durrësit do të jetë i Kosovës” vazhdoi planin e tij për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” dhe se, si çdo herë deri më tani, Bashkimi Europian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë.

Shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë dhe serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre, kështu që përsëritet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen.

“Shqipëria e Madhe” është një lajm i një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!