Alarm në Romë, 5 persona nga avioni me 97 pasagjerë rezultojnë me Covid-19

schedule12:03 - 9 Korrik, 2020

schedule 12:03 - 9 Korrik, 2020

5 nga 97 pasagjerët që mbërritën me avion në Romë nga Katari rezultuan pozitive me koronavirus . Lajmi u bë i ditur këtë mëngjes nga Njësia e Covid e Rajonit të Lazios.

Ndërkohe dje janë raportuar 11 raste të reja në kryeqytet, 14 në Lazio dhe fatmirësisht asnjë viktimë, shkruan fanpage.it

125 pasagjerët nga Katari nuk zbarkuan në Fiumicino

125 pasagjerët që vinin nga Bangladeshi, nuk zbarkuan në Fiumicino në aeroportin e Romës, por ata u  kthyen pasdite më të njëjtin avion.  Ndërkohë rreth 100 pasagjerë të tjerë u vendosën në karantinë. Midis tyre është edhe një grua shtatzënë nga Bangladeshi,  e cila do të dërgohet në polikilinikën Agostino Gemelli.

Këshilltari Rajonal për Shëndetësi Alessio D’AmatoAi shpjegoi: “Shërbimet tona shëndetësore  janë gati për këdo që ka nevojë”. Por ai sqaroi: “Është e nevojshme që ENAC(Autoriteti i Aviacionit Civil Italian) të publikojë udhëzime të qarta për kompanitë ajrore. Ne kemi nevojë për rregulla të rrepta dhe të qarta”.

270 tamponët e para të personave që vinin nga Bangladeshi rezultuan negative

Mbrëmjen e djeshme, Rajoni i Lazios njoftoi se 270 tamponët për anëtarët e komunitetit të Bangladeshit në Romë rezultuan negativ.  “Procedurat do të vazhdojnë në ditët e ardhshme duke bashkëpunuar me autoritetet fetare dhe shoqatat e komunitetit, sipas një njoftimi./abcnews.al