Tre pushues janë sulmuar nga peshkaqenët në shtetin e Nju Jorkut. Ngjarja ka ndodhur në Fire Island dhe Hamptons, ku pushuesit që ishin në plazh kanë qenë në rrezik për shkak të sulmit nga peshkaqenët.
Mediat e huaja shkruajnë se numri i njerëzve të sulmuar nga peshkaqenët në shtet është rritur kështu në pesë në hapësirën e vetëm dy ditëve.
Personat e sulmuar të martën kanë pësuar lëndime të rënda në gjymtyrë, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Frekuenca e sulmeve të regjistruara ditët e fundit është e paprecedentë në shtetin e Nju Jorkut ku duket se shkak është bërë rritja e numrit të peshqve me të cilët ushqehen peshkaqenët./abcnews.al