Autoritetet amerikane kanë gjetur një mjet shpërthyes në valixhen e një burri në aeroportin e Pensilvanisë, sipas një njoftimi ditën e djeshme.
“Pajisja u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të bagazheve të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar Lehigh Valley në lindje të SHBA-së , shpjegoi Administrata Federale e Sigurisë së Transportit (TSA) në një njoftim për shtyp.
A 40-year-old man was arrested this week on federal charges after he checked a suitcase containing an explosive for a flight to Florida at a Pennsylvania airport, the FBI said. https://t.co/hnPBAb66Ce
— The New York Times (@nytimes) March 2, 2023
Pasi ugjet një objekt cilindrik brenda valixhes, FBI arriti në përfundimin se ishte me të vërtetë një pajisje shpërthyese aktive, që përmbante pluhur të ngjashëm me atë që përdoret për të bërë fishekzjarre, sipas një raporti të FBI-së.
I dyshuari, i identifikuar si Mark Muffley nga policia, duhej të hipte në një fluturim për në Orlando (Florida), siç raportohet nga AFP.
/abcnews.al