Ish-basketbollisti i Panathinaikos, Nikola Pekovic, është në një situatë kritike për jetën. 34-vjeçari fatkeqësisht është infektuar me koronavirus dhe tashmë është shtruar në një nga spitalet e Podgoricës, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Sipas raportimit të “telegraf.rs”, Pekovic po lufton për jetën pasi që të dy mushkëritë e tij janë në një gjendje jo të mirë. Ish-lojtari shfaqi për herë të parë simptoma të virusit 15 ditë më parë dhe u shtrua menjëherë në spital.
Që nga ajo ditë gjendja e tij shëndetësore vetëm është përkeqësuar dhe tani ai merr frymë falë respiratorëve. Nikola e mbylli karrierën në vitin 2017 dhe tashmë po punon si menaxher në Federatës Serbe të Basketbollit. /abcnews.al