Alarm në Itali, temperaturat pritet të arrijnë në 47 gradë Celsius

schedule09:07 - 5 Korrik, 2023

schedule 09:07 - 5 Korrik, 2023

Sinoptikanët kanë parashikuar një valë të re të nxehtit e cila pritet të godasë Italinë nga e premtja, 7 korrik 2023. Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm në të gjithë vendin, nga Siçilia në Milano.

“Rekordi” ka të ngjarë të regjistrohet në Sardenjë, ku temperatura mund të arrijë 47 gradë. Kjo valë e re e të nxehtit, e dyta këtë verë parashikohet të zgjasë deri në mes të korrikut.

Në dy ditët e ardhshme, megjithatë, para vapës së madhe, shumë zona të Italisë do të kenë reshje shiu, kryesisht në rajonet veriore të vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!