Alarm në Itali, dyshohet për të infektuar me koronavirus, izolohen 7 mijë pasagjerë në anije

schedule19:55 - 30 Janar, 2020

schedule 19:55 - 30 Janar, 2020

Koronavirusi me të paktën 170 viktima deri më tani dhe me mbi 7000 persona të infektuar është kthyer në një mankth në të gjithë botën. Këtë të enjte qyteti italian Civitaveçhia është shndërruar në qendër të vemendjes së mediave vendase pas bllokimit të një anije me 7 mijë pasagjerë, pasi dyshohet se një grua është e infektuar me koronavirus.

Mediat raportojnë se bllokimi i anijes është bërë mëngjesin e sotëm, pasi gruaja që dyshohet se është prekur nga koronavirusi ka shfaqur simptoma të ngjashme me gripin.

Gruaja është izoluar në një dhomë dhe po kontrollohet nga tre mjekë të cilët shkuan në bord, ndërsa nën mbikëqyrje është edhe bashkëshorti i saj, ndonëse nuk ka shfaqur asnjë lloj simptomash.

Ndërkohë analizat e marra nga pacienta e dyshuar janë dërguar në një spital të specializuar në Romë dhe rezultatet pritet të dalin në mbrëmje vonë, për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë me një person të prekur nga koronavirusi apo është thjesht grip./abcnwes.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!