Alarm fals për Martin Odegaard, testi i dytë e nxjerr negativ

schedule09:56 - 23 Shtator, 2020

schedule 09:56 - 23 Shtator, 2020

Martin Odegaard është infektuar me COVID-19, ky ishte lajmi që shqetësoi Realin e Madridit mbrëmjen e djeshme. Onda Madrid e raportoi diçka të tillë, por në kampin e klubit spanjoll nuk e konfirmuan.

Ata planifikuan një test të dytë për mesfushorin norvegjez dhe tani ai ka dalë negativ, çka do të thotë se nuk duhet të qëndrojë i izoluar dhe se mund të jetë i gatshëm për trajnerin Zinedine Zidane për ndeshjen e radhës kundër Real Betis.

Klubi spanjoll ka dalë edhe me një deklaratë që konfirmon se nuk ka të infektuar në skuadër. “Real Madrid ju njofton se pas testeve të fundit të COVID-19 në skuadrën tonë të futbollit, lojtarët e ekipit të parë dhe stafi i trajnerëve, të gjitha rezultatet e testeve janë negative”.

Real Madrid gjatë kësaj periudhe nuk është përballur me COVID-19 shpesh, pasi vetëm Mariano Diaz kishte dalë pozitiv dhe normalisht si çdo futbollist ai e kishte kaluar pa asnjë problem sëmundjen. /abcnews.al