Bayern Mynich vazhdon ta mbajë pezull të ardhmen e David Alaba. Mbrojtësit anësor i përfundon kontrata në fundin e këtij sezoni, por tashmë ai po kërkon një aventurë të re larg Gjermanisë, ku aktualisht është në sezonin e tij të 12-të mes ekipit të parë dhe atë të të rinjve.
Sipas raportimit të “Sky Sports”, agjentët e austriakut ia kanë propozuar tashmë kartonin e klientit të tyre disa nga klubeve më të mëdha europiane. Bëhet fjalë për Juventus, Inter apo Real Madrid, të cilët mund ta shikojnë si mundësi transferimin e tij në sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, duke parë marrëdhënien e ndërlikuar të Alabës me drejtuesit bavarez, ai mund të shitet dhe në merkaton e janarit. Bayern nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero mbrojtësin në verë, kështu që çdo mundësi është e hapur për të. /abcnews.al