Al Nassr, ekipi ku luan edhe Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite, është duke tentuar seriozisht Marcelo Brozovic, mesfushorin e Interit.
Kroati është një nga më të mirët në rolin e tij në Europë dhe këtë gjë e ka treguar më së miri ndër vite me zikaltërit, por edhe me kombëtaren e tij.
Së fundmi, sipas raportimit nga “Sky Sport”, klubi saudit ka gati 15 milionë euro për t’i ofruar Interit për kartonin e Brozovic.
Momentalisht oferta mbetet më e ulët se sa kërkon Interi, por marrëveshja mund të gjehet. Në rast largimi, Interi do të investojë menjëherë te Davide Frattesi për ta sjellë atë sa më shpejtë në Milano./h.ll/abcnews.al