Al-Khelaifi këmbëngul: I luajmë jashtë Francës ndeshjet e Champions

schedule12:18 - 29 Prill, 2020

schedule 12:18 - 29 Prill, 2020

Franca mori ditën e djeshme vendimin drastik për të ndaluar futbollin të paktën deri në shtator. Kjo do të thotë që sezoni aktual nuk do të ketë një fitues si dhe nuk do të ketë ekipe që do të zbresin apo të ngjiten nga kategoritë. Megjithatë, kjo nuk e shqetëson aspak presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, për sa i përket rrugëtimit në Champions League.

“Ne si klub e respektojmë padyshim vendimin e qeverisë franceze. Por, kjo nuk na ndalon aspak që ne të vazhdojmë garën në Champions. Madje nëse është e nevojshme ne do t’i zhvillojmë ndeshjet tona edhe jashtë Francës, nëse nuk është e lejuar këtu.

Do të bëjmë të pamundurën për të siguruar një vend që i plotëson të gjitha kushtet e sigurisë shëndetësore për lojtarët dhe stafin tonë”, deklaron Al-Khelaifi.

Nuk është vetëm PSG-ja ende në garë në Champions, pasi edhe klubi i Lyonit është akoma pjesë e këtij kompeticioni. Kryeqytetasit e kanë siguruar tashmë vendin e tyre në çerekfinale, ndërsa Lyoni ka për të zhvilluar dhe ndeshjen e kthimit në Torino kundër Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!