Al-Ittihad i pandalshëm, N’Golo Kante arrin marrëveshjen me “gjigandët” arabë

schedule22:29 - 6 Qershor, 2023

schedule 22:29 - 6 Qershor, 2023

Pas sigurimit të “bomberit” francez të Real Madrid, Karim Benzema, “gjigandët” arabë të Al-Ittihad, duket se nuk kanë të ndalur dhe sipas raportimeve më të fundit janë afër nënshkrimit me mesfushorin defensiv të Chelsea, N’Golo Kante, si një lojtar i lirë.

Sipas raportimeve të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, drejtuesit e Al-Ittihad sapo kanë mbërritur në Londër për të bërë gati dokemuntat, me kushtet e kontratës që tashmë janë pranuar nga francezi 32-vjeçar.

“Gjigandët” arabë vendosën t’i japin mesfushorit të Chelsea, një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, teksa do të përfitojë 100 milionë euro në sezon, shifër në të cilën përfshihen dhe bonuset nga klubi.

Kujtojmë se, Kante është në ditët e fundit të kontratës së tij, me “blutë” e Chelsea, teksa u transferua te këta të fundit në verën e vitit 2016 nga “dhelprat” e Leicester, pas sezonit “magjik” që “dhelprat” kaluan ku arritën të fitonin trofeun e Premier League. /i.m /abcnews.al 

Postimi i gazetarit, Fabrizio Romano: