Al-Hilal sërish për “pazar” në Premier League, objektivi i radhës “fantazisti” i Everton

schedule18:16 - 25 Qershor, 2023

schedule 18:16 - 25 Qershor, 2023

Klubet arabe të futbollit po shkakojnë shumë “rrëmujë” këtë merkato vere, teksa deri më tani kanë arritur të joshin shumë lojtarë ikonikë të futbollit evropian, ku ndër ta janë dhe Karim Benzema e N’Golo Kante.

Një ndër klubet më aktive këtë merkato vere padyshim është skuadra e Al-Hilal, të cilët ditën e djeshme zyrtarizuam dhe afrimin e qendërmbrojtësit senegalez, Kalidou Koulibaly, tashmë kanë kthyer sytë nga tjetër lojtar i Premier League.

Bëhet fjalë për “fantazistin” e repartit ofensiv të Everton, xhamajkanin 26-vjeçar, Demarai Gray, i cili vlen rreth 20 milionë euro në tregun e lojtarëve. Ndërkaq, kujtjomë se Gray zhvilloi e mbylli mirë sezonin që lamë pas teksa shënoi 6 gola e asistoi 1 tjetër në 36 përballjet e zhvilluara për skuadrën e Everton. /i.m /abcnews.al