Al Bano i jep lamtumirën skenës: Nuk do të këndoj më

schedule20:31 - 12 Shtator, 2018

schedule 20:31 - 12 Shtator, 2018

Këngëtari njour puljez, Al Bano, i ka dhënë lamtumirën skenës duke konfirmuar për mediat italiane se nuk do të këndojë më. Gjithësesi ai nuk ka përjashtuar mundësinë e një albumi të fundit me ish-bashkëshorten e tij Romina Pauer.

Deklaratë e bujshme ajo e këngëtarit të njohur puljez Albano: Nuk do të këndoj më! Konfirmimin ai e bëri në një intervistë eksluzive për emisionin e mëngjesit në Canale 5. Në një reportazh të transmetuar gjatë paradites së të mërkurës, këngëtari deklaroi se i jepte lamtumirën muzikës, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë një vendim që e mendonte prej kohësh. Ai tha se që nga 1 janari i vitit të ardhshëm ai nuk do të dalë në skenë dhe se në 31 dhjetor do të jetë koncerti i tij i madh dhe i fundit.

Një vendim ky i marrë dhe nga infarkti dhe ischemia që e kanë goditur një vit më parë. Vetë Albano u shpreh se pas këtyre goditjeve duhej të shplodhej. Por në fund ai le një derë hapur për muzikën duke thënë se mund të mos jetë një lamtumirë përfundimtare. Sipas zërave që qarkullojnë në mediat italiane ai është duke punuar për një album të ri me ish-bashkëshorten Romina Pauer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!