Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzohet se spiunoi Andi Zylyfin te ekzekutorët/ Bashkëshortja e Fatos Gosës dëshmon në seancë

schedule11:29 - 9 Prill, 2026

schedule 11:29 - 9 Prill, 2026

Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar Genta Gosa, bashkëshortja e Fatos Gosës, lidhur me dosjen “Plumbi i Artë”, për vrasjen e Andi Zylyfit.

Ajo ka deklaruar në seancë se në kohën që kur Zylyfi u vra, bashkëshorti i saj ishte i arrestuar në Tiranë.

Sipas saj, Fatos me Andin kishin marrëdhënie të mira.



“Fatos Gosa në atë kohë ka qenë i arrestuar në Tiranë. Takova Burbuqen, një e afërme e viktimës dhe i thashë që Fatosi nuk e ka bërë. Nëse ai ka gisht tek vrasja e Andi Zylyfit, i thash vriti djemtë e mi. Burbuqja më tha, t’u thaftë goja, si thua ti vriti djemtë e mi, të isha unë tha nuk do e kisha bërë. Ma zë goja i thashë sepse burri im nuk e ka bërë. Të pranishëm aty ishin Tafiku dhe Burbuqja. Kishim kohë që e mendonim të shkonim dhe të flisnim. I thashë burri im nuk e ka bërë. Kam 26 vite e martuar me Fatosin, nuk kemi pasur asnjë problem hasmërie me Andi Zylyfin. Marrëdhëniet tona kanë qenë të mira”, theksoi Genta Gosa, bashkëshortja e Fatos Gosës.

Si u vra Andi Zylyfi?

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Përparim  në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Edhe pse 26-vjeçarit u tentua t’i jepej ndihma e shpejtë, ai mbërri pa shenja jete në spital. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim. Atentati ndaj dy të rinjve u bë teksa ishin së bashku në një makinë tip ‘Golf’ ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur.

26-vjeçari, Andi Zylyfi i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit. Më 29 dhjetor të 2018 në atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge. Vetë, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!