Akuzohet se mori 100 euro, shtyhet gjyqi për prokurorin Çoçoli

schedule10:44 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 10:44 - 23 Dhjetor, 2019

Gjyqi për ish-prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli, i akuzuar për korrupsion është shtyrë më datën 7 janar. Në seancën e sotme e ka marrë pjesë prokurorja e SPAK-ut, Enkeleda Millonai, e cila kërkoi kohë për tu njohur me aktet e hetimit. Siç kemi raportuar edhe më herët, prokurorët e SPAK-ut po marrim pjesë në seancat e para gjyqësore, ku për disa prej dosjeve do shpallin moskompetencë. Por dosja e ish-kolegut të tyre, është një ndër dosjet që do shqyrtohet nga SPAK-u.

Spartak Çoçoli është i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtareve, prokurorëve dhe funkionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ndaj Çoçolit po ashtu është marrë masë për pezullimin e ushtrimit të detyrës. Hetimet ndaj tij nisën në Janar 2019, pasi dyshohet se i ka marrë 100 euro një personi nën hetim.

/abcnews.al

Lexo edhe:Prokurorët e SPAK-ut në seanca, shpallin moskompetencë për disa dosje

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!