Në Gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës Kristian Shkreli për korrupsion në zgjedhje, Prokuroria e Posacme SPAK ka kërkuar që të thirren si dëshmitarë 27 persona.
Prokurori i SPAK Dritan Prençi: “Janë përdorur dhe medota speciale, përgjime e vëzhgime, Kristian Shkreli i premtoi investime banoreve të fshatit Stajkë për linjën e energjisë elektrike dhe në këmbim kërkoi votën për Partinë Socialdemokrate.”
Avokatja e Kristian Shkrelit, Rovena Gashi: Nuk jemi dakort me akuzën, në të gjitha veprimet, komunikimet e përgjimet, janë 500 faqe dhe s’ka asnjë moment që del i pandehuri Kristian Shkreli të ketë bërë ndonjë vepër penale. Kryetari i bashkisë është telefonuar nga vetë banorët e fshatit Stajkë, nuk i ka marr Kristian Shkreli ata. Bëhet fjalë për reshje të shumta shiu që kishin dëmtuar linjën. Ankesa ka shkuar nga vetë banorët te portali bashkëqeverisjes. Më pas procedurën për remont të shtyllave se ka hapur kryebashkiaku, por OSHEE, c’punë ka kryebashkiaku me këtë shërbim, dhe nuk është investim, por remont rregullim. Kryebashkiaku për atë punë është aty të degjojë ankesat e qytetarëve dhe ti qaj hallet, i zgjedhur për këtë punë. Kristiani ia ka përcjell shqetësimin e fshatareve drejtorit të OSSH. Për ne nuk ka asnjë akuzë, ai nuk i ka thënë askujt votoni për X subjekt politik, tek të gjitha telefonatat.
Trupi gjykues vendosi shtyrjen e procesit për më 26 shkurt.


