GJIROKASTËR- Klement Krusa është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur 12-vjeçare, konkretisht vajzën e bashkëjetueses së tij.
Denoncimi është kryer nga vetë e mitura, e cila ka dhënë dhe deponimet para oficerëve të policisë me prezencën edhe të psikologut.
6 ditë më parë autori i dyshuar është ndaluar nga Policia e Dibrës dhe ajo e Gjirokastrës pasi dyshohet që së bashku me vëllanë e tij të jenë autorë në një vrasje ndodhur në vitin 2018 në Dibër.
Që prej kësaj periudhe Krusa u shpërngul në Gjirokastër ku bashkëjetonte me nënën e të miturës edhe ajo me origjinë nga Dibra.
38-vjecari ishte nën masën arrest në shtëpi dhënë nga Gjykata e Gjirokastrës.
Tre ditë më parë ndërsa gjatë kontrollit që policia kreu në banesë sekuestroi dhe 3 armë zjarri, 2 kallashnikovë si dhe një pistoletë, ndërsa pritet dhe ekspertiza ligjore për denoncimin e bërë nga e mitura/abcnews.al


