Akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes, përfundojnë hetimet për Elton Bengajn

schedule09:37 - 20 Prill, 2022

schedule 09:37 - 20 Prill, 2022

Kanë përfunduar hetimet në lidhje me rastin e vrasjes së Sabrina Bengajt, ngjarje e ndodhur më 10 tetor 2021. Njoftohet se i dyshuari kryesor për vrasjen ish-bashkëshorti i 23-vjeçares është dërguar tashmë për gjykim.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Elton Bengaj (Meta) dhe Sabrina Bengaj kanë lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre.

Lexo edhe: Babai i Sabrina Bengajt kallëzim në SPAK: Ata që liruan vrasësin e vajzës të përballen me ligjin

Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier.

Edhe pas ndërprerjes së bashkëjetesës të tyre, Eltoni Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës. Rezulton se, ai ka kërcënuar me armë kallashnikov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më 19 shtator, 2020.

Lexo edhe: Nëna e Sabrina Bengajt rrëfen momentin e tmerrshëm: Ma vrau vajzën me bukë në gojë

Një muaj më pas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, pas kërkesës së të resë, lëshoi urdhrin e mbrojtjes, me efekt shtirje deri më 14 tetor të vitit 2021, duke urdhëruar Bengajn  të mos cënojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtëpërdrejt ose tërthorazi, si dhe të mos kryejë vepër penale të dhunës në familje ndaj Sabrinës.

Më pas, ata janë divorcuar më 21 shkurt të vitit që shkoi. Por, mbrëmjen e 10 shtatorit, ish-bashkëshorti Elton Bengaj u fut në banesën e prindërve të Sabrinës me një armë zjarri kallashnikov në dorë.

Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri ai e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten dhe u largua me motor me shpejtësi. Më pas ai u kapur nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!