Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Denis Bajri mbetet në qeli/ U ekstradua nga Dubai, Apeli i GJKKO e lë në burg

schedule11:33 - 24 Shtator, 2025

schedule 11:33 - 24 Shtator, 2025

Denis Bajri mbetet në qeli/ U ekstradua nga Dubai, Apeli i GJKKO e lë në burg

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin i njohur edhe me mbiemrin Brajovic, i cili u ekstraduar në korrik nga Emiratet e Bashkuara Arabe për llogari të Prokurorisë së Posaçme.

Bajri ishte shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Metamorfoza”, për vrasjen e Gjin Boriçit (Ndojit) në Vau Dejës, më 9 gusht 2020. Vrasja dyshohet se u porosit nga i zhdukuri Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti i kumarit”, pasi Boriçi shihej si konkurrent në fushën e lojërave të fatit.



SPAK e akuzon për disa vepra penale të rënda, mes tyre: “vrasje me paramendim” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “mbajtje pa leje të armëve luftarake ”, si dhe “sigurim kushtesh e mjete materiale për të kryer vrasje”.

Hetimet janë mbështetur kryesisht te komunikimet e zbuluara nga aplikacioni i enkriptuar “SkyEÇ”. Sipas tyre, organizator i vrasjes ka qenë Behar Bajri, ndërsa ekzekutor rezulton Denis Bajri. Mesazhet e përgjuara tregojnë se pak minuta pas atentatit, Denis Bajri njoftonte Behari Bajrin dhe më pas Ervis Martinajn se vrasja ishte kryer.

Nga dosja hetimore del se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka qenë ai që ka porositur eliminimin e Boriçit përmes Behar Bajrit për llogari te Ervis Martinaj. Në këmbim, Gjoka kërkoi më pas vrasjen e ish-policit të burgut, Kleanth Musabelliu, i cili arriti të mbijetonte.

Ndërkohe më 8 shtator vëllait të Denis Bajrit, Erogen Brajoviç i bën atentat në Shkodër. Ai mbeti i plagosur ndërsa dy persona të tjerë humbën jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!