Akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, nuk pranon të dëshmojë

schedule16:20 - 13 Mars, 2019

schedule 16:20 - 13 Mars, 2019

Sami Metushi i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij dy vite më parë nuk pranoi të dëshmojë para trupës gjykuese. Në gjendje të rënduar psikologjike, ai tha se nuk do ta kujtojë atë ngjarje.

Mbi këtë njeri nuk rëndon vetëm ndjenja e fajit, pasi la jetimë 5 fëmijët e tij, por edhe rreziku që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në qeli. Sami Metushi që prej Nëntorit të 2017-s është braktisur nga familja e tij.

52- vjeçari, pritej të mërkurën të jepte dëshminë rreth krimit të rëndë në familje. Në gjendje të rënduar, i pahenduri pati vetëm një fjalë për fëmijët dhe më pas kyçi gojën.

“I kërkoj ndjesë fëmijëve të mi. Jam penduar për çdo gjë”, tha Metushi.

Më pas ai u largua nga salla, ndërsa në seancën e radhës pritet pyetja në cilësinë e dëshmitarit e dy efektivëve të policisë që u morën zbardhjen e vrasjes në familje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mëngjesin e 23 Nëntorit të dy viteve më parë. Për arsye banale, i pandehuri, Sami Metushi, 52- vjec qëlloi me thikë bashkëshorten e tij, Sose Metushi.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ndërsa aty nuk ndodhej njeri tjetër. 52-vjeçari në gjendje të rënduar psikologjike është marrë më pas nga policia, pa bërë rezistencë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!