Akuzohet për vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, i riu shqiptar dyshohet se fshihet në Korçë

schedule18:30 - 7 Shkurt, 2022

schedule 18:30 - 7 Shkurt, 2022

Roxhers Demirazi, i cili është duke u kërkuar nga Greqia si i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos, dyshohet se fshihet tek të afërmit në Shqipëri.

Ai ka hyrë në Shqipëri në mënyrë legale nga pika kufitare e Kapshticës në datën 2 Shkurt, disa orë pas ngjarjes. Demirazi, i cili është me origjinë nga Korça dhe i lindur në Selanik, dyshohet se fshihet tek të afërmit, pasi familjarët e tij jetojnë në Greqi.

Policia shqiptare edhe pse ende nuk ka një kërkesë zyrtare nga Greqia për arrestimin e tij ka kryer kontrolle paraprake, por deri më tani nuk ka mundur që të bjerë në gjurmët e tij. I riu kaloi normalisht nga Kapshticë me pasaportën e tij shqiptare, pasi nuk ishte në kërkim deri në mëngjesin e datës 2 shkurt.

Kujtojmë se për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos pas ndeshjes mes AEK-PAOK janë arrestuar 9 të rinj nga 19-23 vjeç. Në mesin e tre është edhe një shqiptar kurse dy të tjerë janë në kërkim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!